15 mars 2008

Rruge te mbare!

Sot i urojme rruge te mbare dhe bekimet e Perendise familjes Bardhi, Elidonit, Drenices dhe Amantias, te cilet nisen neser per ne Bangladeshin e larget, ku Elidoni ka pranuar ftesen per te sherbyer si drejtor i ADRA-s ne kete vend. Vlen per t'u permendur se Familja Bardhi eshte familja e pare Adventiste shqiptare e cila merr persiper nje rol misionar jashte Shqiperise. Ne i urojme atyre suksese, dhe shpresojme te mbajme kontakt te vazhdueshem me ta nepermjet ketij blog-u.

Juli

05 mars 2008

SHPORTA E LUTJEVE KETE JAVE

Se pari nje raportim ne lidhje me kerkesat e meparshme per lutje.

Dje takova Elviren per te cilen jemi lutur javet e fundit dhe lavdi Zotit, eshte sheruar dhe eshte mire me shendet. Gjithashtu, Marjeta njofton me gezim se Sarah eshte shume mire dhe dergon falenderimet per te gjithe ata qe jane lutur. Ne lidhje me dokumentat per hipotekimin e tokes se kishes nuk kemi marre ende pergjigje zyrtare nga zyra e pasurive te paluajtshme, ndersa per sa i perket sezonit te provimeve, shume prej studenteve (Univ. apo Master), Flori, Fatjoni, Elda, Matilda, etj, jane shprehur te kenaqur me rezultatet e provimeve.

Kete jave ju ftoj te lutemi ne menyre te vecante per nenat tona, me rastin e 8 marsit, nderkohe qe vazhdojme te lutemi per te semuret. Per kerkesa specifike qe deshironi t'i beni publike ju lutem te shkruani ne blog ose ne email-in tim jkastrati@gmail.com

Zoti ju bekofte,

Juli

04 mars 2008

Te fala nga Selaniku

Weekend-in e fundit Trixi dhe une ishim ne Selanik, dhe kaluam sabatin ne Kishen Adventiste te Selanikut. Motrat dhe vellezerit ne Krisht derguan te pershendetjet e tyre per kishen tone ne Tiran, ndersa Pastori dhe drejtuesit e kishes shprehen interes per ftesen per nje bashkepunim me te ngushte mes dy kishave tona, sidomos ne planin ungjillizues, duke patur parasysh se Tirana dhe Selaniku jane qytete kozmopolitane me tipare te perbashketa. Ne emer te Kishes Adventiste Tirane-Qender, percolla pershendetjet tuaja.

Juli

23 shkurt 2008

KETE SABAT

Lutja e vecante e dedikimit kete te shtune eshte per Bashkesine Adventiste ne Kosove ndersa predikimi do te jete nga nje fytyre e njohur qe vjen si surprize nga Australia, Pr. Alban Matohiti.

Sabat te lumtur te gjitheve!

13 shkurt 2008

Shporta e lutjes kete jave

Kjo do te jete nje rubrike e vecante ne blog, por deri atehere deshiroj te permend kerkesat e javes per lutje:

1) Elvira, anetare e kishes (nga grupi i F.Mezezit), mbesa e Zares, eshte shtruar serish ne spital (ka 2 dite). Triksi dhe une i shkuam per vizite dhe i siguruam te afermit e Elvires se do te lutemi vazhdimisht per permiresimin e shendetit te saj te brishte. 2) Sigurisht te vazhdojme te lutemi per Sarah, vajzen e Marjetes; 3) sot kam bere edhe njehere (me dokumente plotesuese) aplikimin per hipotekimin e prones (tokes sone) dhe ju kerkoj qe te lutemi per nje mrekulli te mundshme qe te arrijme te dokumentojme pronesine e kishes; dhe 4) te lutemi per te gjithe ata qe jane ne sezon provimesh gjate shkurtit...

Sigurisht qe keto jane vetem kater nga kerkesat e shumta qe mund te kemi. Ju lutem t'i permendni ato tek komentet ketu poshte. Zoti ju bekofte te gjitheve,

Juli
PASTOR

25 janar 2008

Turnamenti Futbollit ene Cunat e Kishes

N'sabah ditn e xhuma, dat 28 mars, cunat e kishes Tirones do nisen me kismet per ke turnamenti i futbollit qe do bohet n'Kroaci. Tashi atjena do ket skuadra adventiste nga Kroacia, Maqedonia, Hungaria, Austria, Serbia, Mal i Zi, Sllovenia, Gjermania, Italia etj. Me thon t'drejten, ato lujn fort kshu qe ne kena fillu stervitjen, po boni icik tifozllik, se na bo mir. Futini ene noi lutje qe t'bohena 8 veta, t'gjejm i portier t'hajrit ene t'na shkoj udhtimi mar.

Rrofshi, cunat e skuadres t'Centralit Tirones.


23 janar 2008

PIRAMIDA -- CHAT NE BLOGUN TONE!

Them se eshte nje feature shume e mire sepse sikur na mbledh te gjitheve nga te kater anet e botes ne real time dhe na sjell ne dhomen virtuale te kishes sone te perbashket! Ju lutem ta perdorni sa me shume. Do ta quaja chat-in PIRAMIDA...

Juli

P.S. Thjesht zgjidhni nje nofke dhe filloni te shkruani (chat-oni)

Kisha Adventiste Tiranë Shqipëri — Adventist Church Tirana Albania

Kisha Adventiste Tiranë Shqipëri — Adventist Church Tirana Albania
We want Google to spit out this webpage when you type those words, so keep checking for this Blog please!

Trixi

22 janar 2008

DUHEN FOTO!

Ju lutem, dergoni sa me shume foto te aktiviteteve te kishes nder vite qe t'i upload-im ne blog.
Faleminderit dhe dite te mbare te gjitheve,

Juli

17 janar 2008

Potluck/Seminar më 26 janar

Një traditë e bukur e kishave Adventiste në mbarë botën është drekimi në Sabat në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ka ardhur koha që edhe kisha jonë ta bëjë të vetën këtë traditë, e cila do të na dhurojë një bekim shtesë ndërsa kalojmë kohë së bashku (shih Veprat 2:42-47).

Kështu, Sabatin e 26 janarit, pas adhurimit, do të drekojmë së bashku "alla potluck" – secili sjell/kontribuon diçka (do flasim për detajet). Pas drekës vijon një seminar interesant dhe interaktiv për Shkollën e Sabatit me Pr. Sylvain Romain.

Faleminderit dhe ju lutem lini komentet tuaja poshtë duke click-uar tek comments.

Juli & Trixi

KISHA ADVENTISTE TIRANE-QENDER

PLANI I SHKOLLES SE SABATIT DHE PREDIKIMIT

Tremujori I 2008

Data

5 jan

12 jan

19 jan

26 jan

2 shk

9 shk

16 shk

Shk.Sab.

Eli

Flori

Denata

Denata

Altin

Eli

Linda

Mesazhi

Juli

Juli

Trifjol

Sylvain

Genti

Altin

Eli

Juli në:

TR-Q

TR-Q

KO

TR-AD

EL

TR-Q

TR-Q

Info të tjera

Potluck

Seminar për Sh. Sabatit


Data

23 shk

1 mar

8 mar

15 mar

22 mar

29 mar

5 prill

Shk.Sab.

Gerti

Edlira

Nela

Altini

Flori

Gerti

Juli

Mesazhi

Juli

Altini

Edlira

Flori

Juli/Trixi

Sylvain

AUC

Juli në:

TR-Q

TR-Q

TR-Q

TR-Q

TR-Q

HR

TR-Q

Info të tjera

Prog. special për gratë

Pashka:

Darka e Zotit

Fest. i Besimit