30 janar 2009

Kisha jonë në AdventistDirectory.org

Duke ju uruar të gjithëve sabat të lumtur, kam kënaqësinë t'ju njoftoj se aplikimi ynë për përfshirje në rrjetin online të kishave Adventiste në mbarë botën sapo është miratuar. Detajet e kontaktit të kishës sonë tashmë mund të aksesohen online nga të gjithë tek:

http://www.adventistdirectory.org/view_Entity.asp?EntityID=31975

Pastor Juli

10 janar 2009

Strukturë e re leadership-i për Kishën Adventiste® në Shqipëri

NJOFTIM

Ju njoftojmë se që nga data 1 janar 2009 ka hyrë në fuqi struktura e re udhëheqëse e Misionit Shqiptar të Kishës Adventiste® të Ditës së Shtatë, e votuar dhe miratuar unanimisht në dhjetor 2008 nga Unioni Adriatik. Kjo strukturë është në përputhje me praktikën zyrtare të Kishës Adventiste® mbarëbotërore si dhe kushtetutën e Misionit Shqiptar.

President: Pr. Leo Nils España

Sekretar Ekzekutiv: Pr. Julian Kastrati

Ndihmëse për Financën: Pr. Felicia Phillips

Detyrat administrative të pastorëve të sipërpërmendur janë part-time, ndërkohë që ata do të vazhdojnë të punojnë full-time në kishat respektive.

"Adventist"/ "Adventiste" është markë e regjistruar e Konferencës së Përgjithshme të Kishës Adventiste® të Ditës së Shtatë.

27 dhjetor 2008

Gëzuar Festat!

Në emër të Kishës Adventiste Tiranë-Qendër, uroj bekimet më kuptimplote hyjnore për të gjithë frekuentuesit e kishës dhe blogut të saj. Viti 2008 ka qenë një vit rritjeje dhe maturimi për të gjithë ne! Sa e mrekullueshme që jemi një familje, një familje që rritet, një familje që reflekton për gabimet dhe fal, një familje që inkurajon dhe një familje tashmë aktive dhe e gatshme për të shërbyer në komunitet!

Faleminderit të gjithëve!

Pastor Juli

18 dhjetor 2008

07 dhjetor 2008

MBLEDHJE TE HENEN

Ju lutem mos harroni të vini të hënën ora 19:00 sepse do të flasim për aktivitetet e rëndësishme që vijojnë së shpejti -- 1. fundjavën në Dajt, 2. Programin e Krishtlindjeve dhe 3. Fundjavën në Korçë/Voskopojë.

Zoti ju bekoftë,

juli

28 nëntor 2008

16 nëntor 2008

Sabat 15 nëntor 2008!

Një sabat vërtet i veçantë dhe emocionant! Sa mirë kur jemi së bashku dhe adhurojmë të bashkuar! Doja të falenderoja të gjithë për përkushtimin dhe impenjimin për rritjen cilësore dhe sasiore të mbretërisë së Perëndisë në Tiranë. Në këtë mënyrë, ne u japim inkurajimin më të mirë të mundshëm motrave dhe vëllezërve tanë që nuk ishin fizikisht me ne. Zoti po e bekon kishën e Tiranës dhe dëshiron që nga bekimi i Tij të mos privohet askush!
Faleminderit dhe njëherë,
Juli

13 nëntor 2008

SABAT SPECIAL - këtë të shtunë - 15 NENTOR!

Të dashur miq,

Këtë të shtunë jeni të ftuar posaçërisht të lini streset e javës dhe të çlodheni në praninë Hyjnore dhe shoqërinë e motrave e vëllezërve besimtarë.

Këtë të shtunë kishës sonë i shtohen 4 anëtarë të rinj, familja misionare Mays (David, Brenda, Megan dhe Moriah) nga Berati! Gjithashtu, me ne në adhurim do të jenë të gjithë drejtuesit e Unionit Adriatik, (përgjegjës për Kishën Adventiste në Shqipëri, Kroaci e Slloveni), njëri prej të cilëve edhe do të predikojë.

Last but not least, këtë të shtunë do të kemi të gjithë mundësinë për të kontribuar për Sarah-n e vogël, vajzën e Marjetës, në një ofertë speciale e cila do të ndihmojë në mundësimin e operacionit të dytë të Sarah-s në Mynih.

Ejani së bashku me miqtë e familjarët tuaj në shtëpinë e paqes dhe përtërituni shpirtërisht ditën që Zoti ndau veç për kënaqësinë tonë, dhe kontribuoni në rritjen cilësore dhe sasiore të kishës sonë!

Zoti ju bekoftë,

PASTOR Juli

05 nëntor 2008

Te lutemi per ndertesen ne qender!

Ju ftoj qe ne kete mesjave te lutemi ne menyre te vecante qe Zoti te na jape nje drite jeshile per nje vend te pershtatshem afer qendres.

Bekime,

juli