ADVENTIZMI 101 - Cdo te shtune ora 10:20 ne qender studime biblike me pastor julin :-)
25 nëntor 2011
14 shtator 2011
SABAT SPECIAL 17 SHTATOR ORA 11:00
Te dashur miq,
Sabati i rradhes, 17 shtator si gjithmone, ora 11:00 ne qender eshte teper i vecante: Bibla e shkruar me shkrim dore udheton nga Elbasani ne Tirane -- Predikues Pr Leo N. Espana, President i Kishes Adventiste në Shqipëri -- Prezantim nga Komiteti Emerues per propozimet per drejtuesit e rinj lokale -- Dedikim i vecante per lutje -- kenge dhe adhurim si dhe nje dreke se bashku pas kishe! Miresevini te gjithe ne shtepine e Zotit!
Zoti ju bekofte,
Juli & Trixi
Sabati i rradhes, 17 shtator si gjithmone, ora 11:00 ne qender eshte teper i vecante: Bibla e shkruar me shkrim dore udheton nga Elbasani ne Tirane -- Predikues Pr Leo N. Espana, President i Kishes Adventiste në Shqipëri -- Prezantim nga Komiteti Emerues per propozimet per drejtuesit e rinj lokale -- Dedikim i vecante per lutje -- kenge dhe adhurim si dhe nje dreke se bashku pas kishe! Miresevini te gjithe ne shtepine e Zotit!
Zoti ju bekofte,
Juli & Trixi
02 shtator 2011
Te vdesesh ne vend te tjetrit: Maximilian Kolbe
Maximilian Kolbe (8 Janar 1894–14 Gusht 1941),i njohur ndryshe si Maksymilian,ose Massimiliano Maria Kolbe ishte nje frat franceskan i nje manastiri polak ,i cili pranoi te vdiste ne vend te nje te panjohuri ne kampin e perqendrimit nazist ne Aushvic te Polonise.
Maximilian Kolbe lindi me 1894 ne Zduńska Wola qe ishte ne ate kohe pjese e Perandorise Ruse.Ai ishte djali i dyte i Julius Kolbe dhe Maria Dabrowska.Babai i tij ishte gjerman ndersa nena e tij me origjine polake.Ai kishte kate vellezer:Francis,Josef,Walenty(qe jetoj vetem 1 vit) dhe Andrew(qe jetoi 4 vjet).Prinderit e tij u vendosen fillimisht ne Pabianice,ku fillimisht punuan si endes shportash. Me pas nena e tij nisi te punonte si mami dhe kishte nje dyqan,qe shiste ushqime dhe sende te tjera ne shtepine e tyre me qera.Julius Kolbe punonte tek fabrike Krushe&Ender dhe gjithashtu rriste perime ne nje toke te marre me qira. Me 1914 Julius u kap nga forcat ruse duke luftuar per clirimin e Polonise se ndare.
Me 1907 Kolbe bashke vellain e tij te madh Francis vendosen qe te bashkoheshin me manastirin Franceskan.Ata ne menyre te paligjshme kaluan kufirin midis Rusise dhe Austro-Hungarise dhe u lejuan qe te ndiqnin seminarin e te rinjve ne manastirin Franciskan ne Lvov.
Ai beri publike betimet e tij te para me 1911 dhe mori emrin Maximilian dhe te funditat me 1914 ne Rome duke marre emrin Maximilian Maria. Ne vitin 1912 ai u transferua ne Krakov dhe po ne ate vit ne nje kolegj ne Rome,ku studjoi teologji,filozofi,matematike dhe fizike.Ai mbrojti doktoraturen ne 1915 prane Pontificia Universita Gregoriana dhe me 1919 ne teologji prane Pontificia Universita S.Bonaventure.
Ne vitin 1918 Kolbe u caktua si prift.Me 1919 ai rikthehet ne Poloni,qe tashme kishte fituar pavarsine,ku themelon dhe mbikqyr manastirin e Niepokalanov,prane Varshaves.Ai hap ngre nje seminar,nje stacion radiofonik dhe shperndan shume publikime gjate kesaj kohe.Ne vitet 1930-1936 ai niset me nje mision ne Japoni,ku nderton nje manastir ne periferi te Nagasakit,boton nje gazete japoneze dhe krijon nje seminar.Kolbe vendosi qe ta ngrinte manastirin ne faqen e nje mali,e cila sipas besimit Shinto nuk ishte vendi me I pershtatshem per te qene ne harmoni me natyren.Kur ra bomba atomike ne Nagasaki manastiri i tij nuk u prish,sepse bomba kishte goditur anen tjeter te malit. Gjate luftes se dyte boterore ai siguroi mbrojtje dhe strehim per 2000 cifute nga Polonia,t e cilet I fshehu ne manastirin e tij ne Niepokalanov nga persekutimi nazist.
Ne vitin 17 shkurt te 1941 ai u arrestua nga forcat e Gestapos dhe u vendos ne burgun e Pawiak.Ne 25 majh ai u transferua ne kampin e perqendrimit ne Aushvic si i burgosuri me numrin 6670.
Ne vitin 1941 nje burre nga barakja e Kolbe ishte zhdukur.Qe t’i jepej fund arratisjeve nga kampi zevendes komandantit ju kerkua qe te merrta 10 burra nga e njejta barake,te cilet do te vdisnin urie ne Bllokun 13(famekeq per torturat).Dite me vone burri i zhdukur u gjend i mbytur ne nevojtoren e kmapit.Nje nga burrat e perzgjedhur, Franciszek Gajowniczek, zuri te bertiste,duke vajtuar per familjen e tij.Kolbe e degjoi dhe vendosi te zinte vendin e tij.Gjate kohes ne qeline e urise ai i udhehoqi te tjeret drejt lutjeve dhe kenges. Pas 3 javesh dehidratimi dhe urie vetem Kolbe dhe tre burra te tjere mbijetuan.Ne fund ate e vrane me nje shiringe me acid fenik.
Ate Kolbe u lumturua si rrefyes me 1971 dhe me pas u shejnterua me 1982 ne Rome.Per te u deklarua se nuk ishte thjesht nje rrefyes por nje martir.
23 gusht 2011
26 qershor 2011
05 qershor 2011
Cirku i flutures eshte nje film me metrazh te shkurter,qe tregon historine e nje grupi njerezish qe gjejne veten ne nje cirk,me te vetmin qellim qe te ndryshonin jeten e njerzve dhe jeten e tyre.
Nese sot ndiheni te shemtuar,te dobet,nuk ju pelqen vetja mos u shqetesoni.Jeni te pesosur ne papersosmerine tuaj.Prandaj pranojeni veten ashtu sic jeni dhe vazhdoni perpara.
29 maj 2011
Ceremoni Pagezimi e paharrueshme 28 maj 2011!
Sabati i 28 majit do te mbetet i paharruar ndersa dy emra u shtuan zyrtarisht ne Librin e Jetes: Hashmet Biba & Genci Luli, te njohur nga te gjithe si punonjesit e palodhur dhe vetemohues te ADRA Albania, u pagezuan nga Pastor Julian Kastrati gjate nje ceremonie speciale.
Motrave dhe vellezerve ne Krishtin nga Kisha Adventiste Tirane-Qender iu bashkuan dhe perfaqesues te Kishave Adventiste te Elbasanit dhe Beratit -- mes tyre pastoret Gentian Thomollari dhe David Mays. 42 te rritur dhe femije u bekuan pak me heret nga predikimi sfidues dhe pasionant i Altinit drejtues i Shkolles se Sabatit ne Kishen e Qendres. Pas pagezimit dhe apelit, u ngriten 5 duar te tjera, 4 nga Tirane-Qender dhe 1 nga Berati, duke shprehur keshtu publikisht deshiren per t'u pagezuar ne te ardhmen e afert, dhe per kete themi te gjithe njezeri, Haleluja -- Qofte lavduar Jezu Krishti, Zoti dhe Shpetimtari yne!
Ju ftojme te shijoni disa nga fotot prej aktivitetit; per me shume, vizitoni faqet ne Facebook te Kishes Adventiste Berat si dhe te Adventisteve te Tirones, faqes se Kishes Adventiste Tirane-Qender.
23 maj 2011
16 maj 2011
21 prill 2011
20 prill 2011
Refleksion Fundjavën e Pashkës
Sa bukur kur mblidhemi bashkë! Aq më tepër kur është koha e Pashkës, kur përkujtojmë sakrificën sublime të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht! Sa prekëse kur lajmë këmbët e njëri-tjetrit, e njëra-tjetrës... kur përkujtojmë vdekjen e Zotit kur hamë nga buka dhe pimë nga vera e Komunionit.Sa ngazëllues është përjetimi i faljes, i pastrimit, i shpengimit, falë Zotit tonë -- “sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë, por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.” Romakëve 3:22-23.
Sa e mrekullueshme kur ndjehemi një familje, kur adhurojmë në një frymë, kur ndajmë gëzimet dhe hidhërimet së bashku!
Kemi nevojë më shumë se kurrë për njëri-tjetrin! "Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është Ai që premtoi. Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t'u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet." (Hebrenjve 10).
Zoti ju bekoftë dhe ju ruajtë,
Juli
Abonohu te:
Postimet (Atom)







