Use by permission (c) TIRANA-CENTRAL ADVENTIST CHURCH
Pr. Julian Kastrati 8 janar 2011.
“KUSH JAM UNE?”
(Zanafilla 32:24-30)
(Zanafilla 32:24-30)
Ishte nate. Kishte shume frike. Ishte ne ankth. Ishte momenti me i veshtire i jetes se tij. Jeta e vet dhe e familjes ishte ne rrezik. Per here te pare ne jeten e tij i kishte punet keq. Ishte vetem, dhe ne stres e siper thoshte me vete “kush jam une?!”
Kush kishte qene valle? Eh, sa djale i shkathet qe kishte qene! Shume i shkathet, dhe shume i zoti madje. Meqe ra fjala, po te jetonte ne diten tona, me siguri do te kishte kapur ndonje post te larte ekzekutiv – p.sh. drejtor kompanie celularesh, menaxher banke, administrator i ndonjeres prej mediave te fuqishme,… Madje do thoja se fare mire mund te kishte kapur ndonje post ministri.
Ishte i kompletuar: i zgjuar PO, ambicioz PO, dinak, PO, diplomat, PO, finok, PO, esnaf, PO, ernergjik, PO, largpames, PO. Ishte mbi te gjitha djale pa komplekse dhe me iniciative, madje edhe kur i lipsej, behej dhe agresiv per te arritur ate qe donte. NUK TE FALTE! Ne fakt, nuk i skuqej fare faqja kur vinte muhabeti per te marre ate qe donte. Nuk pranonte dot koncepte te tipit: “nuk behet dot”, “s’ka mundesi”, “jo”. Etj. Per te gota ishte gjithmone gjysem e mbushur dhe asnjehere bosh. Ne fakt, edhe ne caste te veshtira, (c’est la vie) nuk e humbte toruan, e mblidhte veten dhe dilte nga situata. E kush nuk do ta donte ta punesonte?, Cila parti politike nuk do ta aderonte? Kush mund t’i rezistonte karizmes dhe sharmit te tij? Kush mund t’i thoshte jo CV-se e shkelqyer te tij? MOTOJA E TIJ ISHTE: “1. MOS KI BESIM TEK ASNJERI. 2. DILI VETES PER ZOT. 3. ZOTI NDIHMON ATA QE NDIHMOJNE VETEN!”
Por ate nate kishte shume frike. Ishte ne ankth. Ishte momenti me i veshtire i jetes se tij. Jeta e vet dhe e familjes ishte ne rrezik. Per here te pare ne jeten e tij i kishte punet keq. Ishte vetem, dhe ne stres e siper pyeste veten “kush jam une?!”
Ky djale i shkathet, ishte lindur binjaks. E forta eshte qe shkathtesine e tregoi me vepra qe ne sekondat e par ate jetes se tij; po, po, eshte e forte fare se si lindi: edhe pse lindi i dyti, doli me doren e kapur fort pas themres se vellait te vet . Dukej tamam sikur donte ta terhiqte vellain nga themra qe te dilte vete i pari. Kaq e vecante ishte menyra si lindi saqe nga kjo ndodhi mori dhe emrin. Them se prinderit mund ta kene thene njezeri emrin: “JAKOB!”, dhe “Jakob/Jaakov” ne Hebraisht do te thote fjale per fjale “ai qe te rremben apo te kap thembren” por ne fakt eshte idiome dhe perkthehet “ai qe ta hedh/te mashtron” …Ndoshta ne SHQIP nje perkthim alternativ: “Ai qe ta merr ne kthese” Ishte ne fakt nje parashikim profetik se cfare tipi do te ishte kur te rritej dhe ashtu doli. Qe i vogel Jakobi donte te ishte i pari, te ishte fitimtari, dhe per ta arritur kete, nuk te falte, kapte dhe rrembente cdo gje qe i hynte ne pune, shfrytezonte cdo mundesi per te bere karriere, per te hecur perpara. Ishte i shkathet, shume i shkathet…
Urte e bute, qe i vogel ishte i perkedheluri i Mamit, Rebekas. Me dinakeri dhe mjeshteri te papare, ia rremben vellait, Esaut, te drejten e parelindjes, -- ne kulturen hebraike -- gjene me te shtrenjte. Jo vetem kaq, por me vone ia hedh edhe te jatit, Isaakut , duke siguruar bekimin prej tij; thene ndryshe: fut ne xhep trashegimine qe normalisht i takonte vellait te madh, Esaut. Kur ky i fundit e kapi muhabetin ishte teper vone. Shkurt muhabetit, Jakobi ia kishte hedhur Esaut, ia kishte marre ne kthese...
Por normalisht, e marrmja ne kthese ishte me pasoja. Jakobi u largua me vrap nga shtepia sepse e dinte fare mire qe ishte bere armik per vdekje me te vellain. Dhe Esau e kishte thene “Ditët e zisë për babanë po afrohen; atëherë do të vras vëllanë tim Jakobin" (Zan. 27:41) .Pas 20 vjetesh arrati dhe Jakobi me ne fund do te kthehet ne shtepi. Po tek kush do te kthehet? Tek i vellai, qe e ka kercenuar me vdekje... Apo tek i jati, te cilin e kishte mashtruar.
Dhe ndaj kishte shume frike. Ishte ne ankth. Ishte momenti me i veshtire i jetes se tij. Jeta e vet dhe e familjes ishte ne rrezik. Per here te pare ne jeten e tij i kishte punet keq. Ishte vetem, dhe ne stres e siper thoshte me vete “kush jam une?!”
Te nesermen do te kete perballe te vellain, Esaun. Valle cfare do te ndodhe? A do ta fale Esau apo do ta vrase? Kishte shume frike ishte ne ankth… Sapo kishte marre vesh qe Esau, me profesion gjuetar i rregjur, do te vinte i shoqeruar me 400 burra te gjithe te armatosur.
Jakobit i duhet te mendoje e veproje shpejt. Shkathtesia dhe dinakeria, largpamesia dhe diplomacia i duheshin me shume se kurre.
Vendos te provoje t’ia zbuse inatin Esaut duke e marre me te mira. Pergatit dhurata luksoze per te, perfshi edhe dyzet deve! Nuk kursehet. Pastaj zgjon te gjithe kampin dhe u jep urdher grave dhe femijeve te kalojne lumin. (Zan 32:22-23) Mendon se po te sulmoje Esau, une duke qene mbrapa, jam ne avantazh. Po, eshte e vertete qe kalimi i lumit naten me femije te vegjel eshte gje e rrezikshme por nga ana tjeter, me mire keshtu sesa “te me vije neser ne mengjes Esau dhe na vrase te gjitheve.” Kur nuk ke pulen… do hash sorren.” Sa ironike: Edhe ne ato caste, Jakobi mendonte si e si t’ia hidhte Esaut, si e si t’ia merrte ne kthese.
Por tashme te gjithe e kishin kaluar lumin pervec tij. Ate nate, vertet kishte shume frike. Ishte ne ankth. Ishte vetem.
Dhe papritur (Zanafilla 32:24) sulmohet nga nje Burre i panjohur dhe ndeshet me te gjithe naten!
Valle kush ishte ky Burre? Ne fillim Jakobi me te drejte kujton se eshte Esau, por jo nuk eshte ai! A thua te jete ndonje kusar? Ndeshet me kete bure te panjohur gjithe naten deri ne agim. Megjithate, ne mengjes Jakobi do te thoshte: “jam ndeshur me Zotin.”
Duhet te kete qene nje dyluftim i papare! Ata kapen dhe perleshen me njeri tjetrin Me hunde qe gjakosen, me rroba qe grisen. Por pa u zbardhur burri i panjohur e prek ne zgavren e ijes dhe ajo perdridhet (nervi shiatik) (Zan. 32:25) dhe Jakobi fillon te caloje per shkak te ijes, por gjithsesi vazhdon dyluftimin. Dicka ka ndryshuar, Jakobi veren se ku burre nuk eshte kusar; Jakobi ka perpara vete Zotin. Nuk ka mundesi qe nje njeri te preke me gisht dhe gna kjo prekje te behesh calaman per gjithe jeten. Jakobi e dinte qe perpara kishte vete vete Zotin.
Pasi kane luftuar gjithe naten, te derrmuar e te rraskapitur, afer agimit fillojne te flasin. Ne fakt, burri i panjohur i ben Jakobit nje kerkese te cuditshme: “Lërmë të shkoj, se po lind agimi" thote burri (Zan. 32:26). Por Jakobi iu përgjegj: "Nuk të lë të shkosh, pa me bekuar!".
Ai e dini sa kohe kishte pritur Zoti qe t’i degjonte keto fjale nga goja e Jakobit? 40 VJET!!! Gjithe ato vite, gjithe ato dekada, Zoti priti, se donte qe Jakobi te vinte tek Ai, te besonte tek Ai Por Jakobi kishte refuzuar per 40 vjet rrjesht. MOTOJA E TIJ ISHTE: “1. MOS KI BESIM TEK ASNJERI. 2. DILI VETES PER ZOT. 3. ZOTI NDIHMON ATA QE NDIHMOJNE VETEN!”
Prandaj dhe Zoti gjate dyluftimit e lendon ne ije, qe Jakobi ta kuptoje njehere e mire qe jeta pa Zotin eshte disfate. Me ne fund Jakobi mesoi te besonte tek Zoti. Me ne fund kuptoi qe nuk i hynte ne pune shkathtesia, dredhia, inteligjenca, diplomacia apo largpamesia. Te gjitha keto ishin nje hic. Ate nate Jakobi mesoi te besonte dhe te mbeshtetej plotesisht tek Zoti. Dhe prandaj”fitoi” ndaj Zotit, ose me sakte Zoti e la te fitonte. Duhet te besonte e mbeshtetej plotesisht tek ZOTI ne menyre qe Zoti te mos luftonte me me te.
Po mire, “si e ke emrin?” E pyet burri i panjohur.
"Si e ke emrin?” – Kush je ti? E njejta pyetje i ishte bere para disa dekadash. Sa ironike. E kishte pyetur i jati, Isaaku, (se nga pleqeria kishte humbur shikimin) dhe Jakobi i ishte pergjigjur: “Jam Esau, i parelinduri yt!” (Zan. 27:32).
Si e kam emrin? Kush jam une? – Valle si do pergjigjet kesaj rradhe ky djale i shkathet, esnaf , diplomat, dhe largpames. Per dekada te tera kishte jetuar me nje identitet te rreme. “Kot nuk e ka emrin Jakob” kishte thene njehere Esau – “Ai ta hedh, ai te mashtron”...
Por Jakobi tashme ishte i lodhur nga identiteti i rreme. Pas 20 vjetesh arratie, pas kercenimeve nga i vellai, dhe jetes se veshtire si “kollovar” (tek i vjehrri, Labani), ai kishte thene: MJAFT. Une jam ai qe jam, jam Jakobi dhe , sic me ka urdheruar Zoti, do te kthehem ne shtepine e atit tim.
“Si e ke emrin?” e pyeti Burri i panjohur dhe per here te pare ne jeten e tij pa hezituar qofte dhe nje sekonde, ai pergjigjet: “JAKOB” (32:27)
Dhe menjehere mori fryme thelle dhe lirisht. Ishte nje moment domethenes. Ishte momenti kur ai tregoi shume me teper sesa informacion pasaporte. Studiuesi Victor Hamilton thote qe kur pohon emrin e tij te vertete, Jakobi po rrefen se sa i sakte eshte ai emer. Vetem tani ai bie dakort per here te pare me Esaun qe "Jakob" ishte emri qe e perkufizonte ate me se miri. Dhe pikerisht, ky rrefim i sinqerte – kjo fjale e vetme qe i del nga goja, sado e hidhur qe ishte, hap rrugen per nje emer te ri, per nje identitet te ri.
Zoti i pergjigjet: “emrin nuk do ta kesh me Jakob,” -- nuk do te njihesh me si ai qe rremben, ai qe mashtron, ai qe ta hedh, ai qe ta merr ne kthese…. Jo, ti do te quhesh Izrael (heb. Yisrael) Ai qe lufton me Zotin dhe me njerezit, dhe fiton! (v.28) Jakobi tashme do te njihet me emrin Israel, dhe ate nate jeta e tij ndryshoi perjetesisht. Tek v. 29 e ka radhen ai te beje nje pyetje: e pyet burrin "te lutem me thuaj emrin tend?" Dhe Zoti me nje pyetje retorike ja jep pergjigjen: Pse e do emrin tim? ---
TE dashur miq, ka ardhur casti qe t'i bejme vetes disa pyetje:
Kush jemi ne? Si e kemi emrin tim te vertete?
A po ndeshet Zoti me ne? Cila eshte motoja e jetes sone? A mos ndoshta eshte ish-motoja e Jakobit: MOS KI BESIM TEK ASNJERI. 2. DILI VETES PER ZOT. 3. ZOTI NDIHMON ATA QE NDIHMOJNE VETEN”?
A mos ndoshta mendojme dhe ne qe vetem me shkathtesi, dredhi, ambicie, inteligjence, dipllomaci, largpamesi mund te arrijme gjithcka. Apo besojme dhe mbeshtetemi tek Zoti qe Ai te siguroje per ne?
A mos ndoshta mendojme qe varet vetem nga ne qe te kemi buke ne shtepi, te paguajme qirane apo kredite e shtepise, qe te kapim nje rroge/pune te mire, a mos ndoshta mendojme dhe ne se mund te promovohemi apo te avancojme ne karrieren me ane te inteligjences apo raporteve miqesore qe kemi me shefat? Apo besojme dhe mbeshtetemi tek Zoti qe Ai te siguroje per ne?
A e kemi vrare ndonjehere mendjen: Pse enderrojme e shpresojme te gjithe qe te kapim moshen e arte – te rrojme sa me gjate. Mos ndoshta kjo arrihet vetem duke ngrene tre vakte ne dite (cdo 5 ore) apo duke fjetur gjume rregullisht, duke bere ushtrime fizike, duke patur nje diete sa me vegjetariane dhe pa helme. Apo besojme dhe mbeshtetemi tek Zoti qe te siguroje per ne?
A mos ndoshta mendojme qe vetem ne e kemi ne dore qe t’i sjellim femijet apo te afermit tek Zoti apo besojme dhe mbeshtetemi tek Zoti qe Ai ta siguroje kete per ne?
A mos ndoshta valle mendojme se do te fitojme parajsen sepse kemi qene te sinqerte, te perkushtuar, te zellshem dhe me dashuri per Zotin? Apo besonjme dhe mbeshtetemi plotesisht tek Zoti, hiri dhe meshira e tij, tek pranimi i Jezu Krishtit si Zot e Shpetimtar>
A mos ndoshta ne pastoret apo drejtuesit e kishave mendojme se varet vetem nga ne per te rritur e ndertuar kishen, per ta mbrojtur e ta mbajtur te paster, per te bere programe te bukura, sabate te paharrueshme? Apo besojme dhe mbeshtetemi plotesisht tek Zoti, qe Ai t’i siguroje te gjitha keto?
Lista vazhdon sa te duash… por pyetja dhe sfida mbetet e njejta: Ne te gjitha keto gjera, si mendojme ne te vertete: varen nga ne apo varen nga Zoti?
Te dashur miq, ndonjehere Zoti, po po Zoti lejon fatkeqesi, rreziqe, veshtiresi situata jo te kendshme ne jeten tone. Ndonjehere Zoti lejon papunesine, falimentimin, apo varferine ne jeten tone qe ne t’i hedhim gjithe shqetesimet tek AI dhe t’i leme gjithe problemet ne prehrin e tij. Qe ne te shikojme nga lart dhe te perulemi perpara Tij. Ai i lejon sepse ka shume endje qe ne, ashtu si Jakobi te mos e leshojme dhe qe ai te na jape bekimin. Kur ishte hera e fundit qe luftuat me Zotin? Kjo do ishte lutja ime per te gjithe ne: qe Zoti te ndeshej me ne, sepse e dime qe ne fund na pret nje bekim jo vetem per sot, jo vetem per vitin 2011, por per gjithe jeten.
Ate mengjes, Izraeli, nuk kishte me frike, ate mengjes Izraeli nuk kishte me ankth. Ate mengjes Izraeli nuk ishte me vetem. Ate mengjes nuk kishte me stres sepse tashme e dinte shume mire se cili ishte… se si e kishte emrin… Sepse kishte besim tek Zoti. Dhe kishte marre bekimin e tij. Nersa dielli lindte, Izraeli, u ngrit duke caluar nga ai vend. Dhe ia vuri emrin "Peniel" qe do te thote: E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal".(v.30) Me ne fund, ai qe mashtronte, ai qe ta hidhte, ai qe ta merrte ne kthese, u shnderrua ne ate qe u ndesh me Zotin, ai qe doli kerkoi bekimin e Zotit, ai qe mesoi te besonte tek Zoti.
PO NE? SI E KEMI EMRIN? KUSH JEMI?
Nuk ka komente:
Posto një koment