09 janar 2011

PREDIKIME SHQIP 2011 (1)

Use by permission (c) TIRANA-CENTRAL ADVENTIST CHURCH
Pr. Julian Kastrati 8 janar 2011.

“KUSH JAM UNE?” 
(Zanafilla 32:24-30)

Ishte nate. Kishte shume frike. Ishte ne ankth. Ishte momenti me i veshtire i jetes se tij.  Jeta e vet dhe e familjes ishte ne rrezik. Per here te pare ne jeten e tij i kishte punet keq.  Ishte vetem, dhe ne stres e siper thoshte me vete “kush jam une?!”

Kush kishte qene valle? Eh, sa djale i shkathet qe kishte qene! Shume i shkathet, dhe shume i zoti madje. Meqe ra fjala, po te jetonte ne diten tona, me siguri do te kishte kapur ndonje post te larte ekzekutiv – p.sh. drejtor kompanie celularesh, menaxher banke, administrator i ndonjeres prej mediave te fuqishme,… Madje do thoja se fare mire mund te kishte kapur ndonje post ministri.

Ishte i kompletuar: i zgjuar PO, ambicioz PO, dinak, PO, diplomat, PO, finok, PO, esnaf, PO, ernergjik, PO, largpames, PO. Ishte mbi te gjitha djale pa komplekse dhe me iniciative, madje edhe kur i lipsej, behej dhe agresiv per te arritur ate qe donte.  NUK TE FALTE! Ne fakt, nuk i skuqej fare faqja kur vinte muhabeti per te marre ate qe donte. Nuk pranonte dot koncepte te tipit: “nuk behet dot”, “s’ka mundesi”, “jo”. Etj. Per te gota ishte gjithmone gjysem e mbushur dhe asnjehere bosh. Ne fakt, edhe ne caste te veshtira, (c’est la vie) nuk e humbte toruan, e mblidhte veten dhe dilte nga situata. E kush nuk do ta donte ta punesonte?, Cila parti politike nuk do ta aderonte? Kush mund t’i rezistonte karizmes dhe sharmit te tij? Kush mund t’i thoshte jo CV-se e shkelqyer te tij? MOTOJA E TIJ ISHTE: “1. MOS KI BESIM TEK ASNJERI. 2. DILI VETES PER ZOT. 3. ZOTI NDIHMON ATA QE NDIHMOJNE VETEN!”

Por ate nate kishte shume frike. Ishte ne ankth. Ishte momenti me i veshtire i jetes se tij.  Jeta e vet dhe e familjes ishte ne rrezik. Per here te pare ne jeten e tij i kishte punet keq. Ishte vetem, dhe ne stres e siper pyeste veten “kush jam une?!”

Ky djale i shkathet, ishte lindur binjaks. E forta eshte qe shkathtesine e tregoi me vepra qe ne sekondat e par ate jetes se tij; po, po, eshte e forte fare se si lindi:  edhe pse lindi i dyti, doli me doren e kapur fort pas themres se vellait te vet . Dukej tamam sikur donte ta terhiqte vellain nga themra qe te dilte vete i pari.  Kaq e vecante ishte menyra si lindi saqe nga kjo ndodhi mori dhe emrin. Them se prinderit mund ta kene thene njezeri emrin: “JAKOB!”, dhe “Jakob/Jaakov” ne Hebraisht do te thote fjale per fjale “ai qe te rremben apo te kap thembren” por ne fakt eshte idiome dhe perkthehet “ai qe ta hedh/te mashtron” …Ndoshta ne SHQIP  nje perkthim alternativ: “Ai qe ta merr ne kthese” Ishte ne fakt nje parashikim profetik se cfare tipi do te ishte kur te rritej dhe ashtu doli. Qe i vogel Jakobi donte te ishte i pari, te ishte fitimtari, dhe per ta arritur kete, nuk te falte, kapte dhe rrembente cdo gje qe i hynte ne pune, shfrytezonte cdo mundesi per te bere karriere, per te hecur perpara. Ishte i shkathet, shume i shkathet…

Urte e bute, qe i vogel ishte i perkedheluri i Mamit, Rebekas. Me dinakeri dhe mjeshteri te papare, ia rremben vellait, Esaut, te drejten e parelindjes, -- ne kulturen hebraike  -- gjene me te shtrenjte. Jo vetem kaq, por me vone  ia hedh edhe te jatit, Isaakut , duke siguruar bekimin prej tij; thene ndryshe: fut ne xhep trashegimine qe normalisht i takonte vellait te madh, Esaut. Kur ky i fundit e kapi muhabetin ishte teper vone. Shkurt muhabetit, Jakobi ia kishte hedhur Esaut, ia kishte marre ne kthese...

Por normalisht, e marrmja ne kthese ishte me pasoja. Jakobi u largua me vrap nga shtepia sepse e dinte fare mire qe ishte bere armik per vdekje me te vellain. Dhe Esau e kishte thene “Ditët e zisë për babanë po afrohen; atëherë do të vras vëllanë tim Jakobin" (Zan. 27:41) .Pas 20 vjetesh arrati dhe Jakobi me ne fund do te kthehet ne shtepi. Po tek kush do te kthehet? Tek i vellai, qe e ka kercenuar me vdekje... Apo tek i jati, te cilin e kishte mashtruar.

Dhe ndaj kishte shume frike. Ishte ne ankth. Ishte momenti me i veshtire i jetes se tij.  Jeta e vet dhe e familjes ishte ne rrezik. Per here te pare ne jeten e tij i kishte punet keq. Ishte vetem, dhe ne stres e siper thoshte me vete “kush jam une?!”

Te nesermen do  te kete perballe te vellain, Esaun. Valle cfare do te ndodhe? A do ta fale Esau apo do ta vrase? Kishte shume frike ishte ne ankth… Sapo kishte marre vesh qe Esau, me profesion gjuetar i rregjur, do te vinte i shoqeruar me 400  burra te gjithe te armatosur.
Jakobit i duhet te mendoje e veproje shpejt. Shkathtesia dhe dinakeria, largpamesia dhe diplomacia i duheshin me shume se kurre.

Vendos te provoje t’ia zbuse inatin Esaut duke e marre me te mira. Pergatit dhurata luksoze per te, perfshi edhe dyzet deve! Nuk kursehet. Pastaj zgjon te gjithe  kampin dhe u jep urdher grave dhe femijeve te kalojne lumin. (Zan 32:22-23) Mendon se po te sulmoje Esau, une  duke qene mbrapa, jam ne avantazh. Po, eshte e vertete qe kalimi i lumit naten me femije te vegjel eshte gje e rrezikshme  por nga ana tjeter, me mire keshtu sesa “te me vije neser ne mengjes Esau dhe na vrase te gjitheve.” Kur nuk ke pulen… do hash sorren.” Sa ironike: Edhe ne ato caste, Jakobi mendonte si e si t’ia hidhte Esaut, si e si t’ia merrte ne kthese.
Por tashme te gjithe e kishin kaluar lumin pervec tij. Ate nate, vertet kishte shume frike. Ishte ne ankth. Ishte vetem.

Dhe papritur (Zanafilla 32:24) sulmohet nga nje Burre i panjohur dhe ndeshet me te gjithe naten! 

Valle kush ishte ky Burre? Ne fillim Jakobi me te drejte kujton se eshte Esau, por jo nuk eshte ai! A thua te jete ndonje kusar? Ndeshet me kete bure te panjohur gjithe naten deri ne agim. Megjithate, ne mengjes Jakobi do te thoshte: “jam ndeshur me Zotin.”

Duhet te kete qene nje dyluftim i papare! Ata kapen dhe perleshen me njeri tjetrin  Me hunde qe gjakosen, me rroba qe grisen. Por pa u zbardhur burri i panjohur  e prek ne zgavren e ijes  dhe ajo perdridhet (nervi shiatik) (Zan. 32:25) dhe Jakobi fillon te caloje per shkak te ijes, por gjithsesi vazhdon dyluftimin. Dicka ka ndryshuar, Jakobi veren se ku burre nuk eshte kusar; Jakobi ka perpara vete Zotin.  Nuk ka mundesi qe nje njeri te preke me gisht dhe gna kjo prekje te behesh calaman per gjithe jeten. Jakobi e dinte qe perpara kishte vete vete Zotin.

Pasi kane luftuar gjithe naten, te derrmuar e te rraskapitur, afer agimit fillojne te flasin. Ne fakt, burri i panjohur i ben Jakobit nje kerkese te cuditshme: “Lërmë të shkoj, se po lind agimi" thote burri (Zan. 32:26). Por Jakobi iu përgjegj: "Nuk të lë të shkosh, pa me bekuar!".

Ai e dini sa kohe kishte pritur Zoti qe t’i degjonte keto fjale nga goja e Jakobit? 40 VJET!!! Gjithe ato vite, gjithe ato dekada, Zoti priti, se donte qe Jakobi te vinte tek Ai, te besonte tek Ai Por Jakobi  kishte refuzuar per 40 vjet rrjesht. MOTOJA E TIJ ISHTE: “1. MOS KI BESIM TEK ASNJERI. 2. DILI VETES PER ZOT. 3. ZOTI NDIHMON ATA QE NDIHMOJNE VETEN!”

Prandaj dhe Zoti gjate dyluftimit e lendon ne ije, qe Jakobi ta kuptoje njehere e mire qe jeta pa Zotin eshte disfate. Me ne fund Jakobi mesoi te besonte tek Zoti. Me ne fund kuptoi qe nuk i hynte ne pune shkathtesia, dredhia, inteligjenca, diplomacia apo largpamesia. Te gjitha keto ishin nje hic. Ate nate Jakobi mesoi te besonte dhe te mbeshtetej plotesisht tek Zoti. Dhe prandaj”fitoi” ndaj Zotit, ose me sakte Zoti e la te fitonte. Duhet te besonte e mbeshtetej plotesisht tek ZOTI ne menyre qe Zoti te mos luftonte me me te.
Po mire, “si e ke emrin?” E pyet burri i panjohur.

"Si e ke emrin?” – Kush je ti? E njejta pyetje i ishte bere para disa dekadash. Sa ironike. E kishte pyetur i jati, Isaaku, (se nga pleqeria kishte humbur shikimin) dhe Jakobi i ishte pergjigjur: “Jam Esau, i parelinduri yt!” (Zan. 27:32).

Si e kam emrin? Kush jam une? – Valle si do pergjigjet kesaj rradhe ky djale i shkathet, esnaf , diplomat, dhe largpames. Per dekada te tera kishte jetuar me nje identitet te rreme. “Kot nuk e ka emrin Jakob” kishte thene njehere Esau – “Ai ta hedh, ai te mashtron”...

Por Jakobi tashme ishte i lodhur nga identiteti i rreme. Pas 20 vjetesh arratie, pas kercenimeve nga i vellai, dhe jetes se veshtire si “kollovar” (tek i vjehrri, Labani), ai kishte thene: MJAFT. Une jam ai qe jam, jam Jakobi dhe , sic me ka urdheruar Zoti, do te kthehem ne shtepine e atit tim.
“Si e ke emrin?” e pyeti Burri i panjohur dhe per here te pare ne jeten  e tij pa hezituar qofte dhe nje sekonde, ai pergjigjet:  “JAKOB” (32:27)

Dhe menjehere mori fryme thelle dhe lirisht. Ishte nje moment domethenes. Ishte momenti kur ai tregoi shume me teper sesa informacion pasaporte.  Studiuesi Victor Hamilton thote qe kur pohon emrin e tij te vertete, Jakobi po rrefen se sa i sakte eshte ai emer. Vetem tani ai bie dakort per here te pare me Esaun qe "Jakob" ishte emri qe e perkufizonte ate me se miri. Dhe pikerisht, ky rrefim i sinqerte – kjo fjale e vetme qe i del nga goja, sado e hidhur qe ishte, hap rrugen per nje emer te ri, per nje identitet te ri.

Zoti i pergjigjet: “emrin nuk do ta kesh me Jakob,”  -- nuk do te njihesh me si ai qe rremben, ai qe mashtron, ai qe ta hedh, ai qe ta merr ne kthese…. Jo, ti do te quhesh Izrael (heb. Yisrael) Ai qe lufton me Zotin dhe me njerezit, dhe fiton! (v.28) Jakobi tashme do te njihet me emrin Israel, dhe  ate nate jeta e tij ndryshoi perjetesisht.  Tek v. 29 e ka radhen ai te beje nje pyetje: e pyet burrin "te lutem me thuaj emrin tend?" Dhe Zoti me nje pyetje retorike ja jep pergjigjen: Pse e do emrin tim? ---

TE dashur miq, ka ardhur casti qe t'i bejme vetes disa pyetje:
Kush jemi ne? Si e kemi emrin tim te vertete?

A po ndeshet Zoti me ne? Cila eshte motoja e jetes sone? A mos ndoshta eshte ish-motoja e Jakobit: MOS KI BESIM TEK ASNJERI. 2. DILI VETES PER ZOT. 3. ZOTI NDIHMON ATA QE NDIHMOJNE VETEN”?
A mos ndoshta mendojme dhe ne qe vetem me shkathtesi, dredhi, ambicie, inteligjence, dipllomaci, largpamesi mund te arrijme gjithcka. Apo besojme dhe mbeshtetemi tek Zoti qe Ai te siguroje per ne?

A mos ndoshta mendojme qe varet vetem nga ne qe te kemi buke ne shtepi, te paguajme qirane apo kredite e shtepise, qe te kapim nje rroge/pune te mire, a mos ndoshta mendojme dhe ne se mund te promovohemi apo te avancojme ne karrieren me ane te inteligjences apo raporteve miqesore qe kemi me shefat? Apo besojme dhe mbeshtetemi tek Zoti qe Ai te siguroje per ne?

A e kemi vrare ndonjehere mendjen: Pse enderrojme e shpresojme te gjithe qe te kapim moshen e arte – te rrojme sa me gjate. Mos ndoshta kjo arrihet vetem duke ngrene tre vakte ne dite (cdo 5 ore) apo duke fjetur gjume rregullisht, duke bere ushtrime fizike, duke patur nje diete sa me vegjetariane dhe pa helme. Apo besojme dhe mbeshtetemi tek Zoti qe te siguroje per ne?

A mos ndoshta mendojme qe vetem ne e kemi ne dore qe t’i sjellim femijet apo te afermit tek Zoti apo besojme dhe mbeshtetemi tek Zoti qe Ai ta siguroje kete per ne?

A mos ndoshta valle mendojme se  do te fitojme parajsen sepse kemi qene te sinqerte, te perkushtuar, te zellshem dhe me dashuri per Zotin? Apo besonjme dhe mbeshtetemi  plotesisht tek Zoti, hiri dhe meshira e tij, tek pranimi i Jezu Krishtit si Zot e Shpetimtar>

A mos ndoshta ne pastoret apo drejtuesit e kishave mendojme se varet vetem nga ne per te rritur e ndertuar kishen, per ta mbrojtur e ta mbajtur te paster, per te bere programe te bukura, sabate te paharrueshme? Apo besojme dhe mbeshtetemi plotesisht tek Zoti, qe Ai t’i siguroje te gjitha keto?

Lista vazhdon sa te duash… por pyetja dhe sfida mbetet e njejta: Ne te gjitha keto gjera, si mendojme ne te vertete: varen nga ne apo varen nga Zoti?

Te dashur miq, ndonjehere Zoti, po po Zoti lejon fatkeqesi, rreziqe, veshtiresi situata jo te kendshme ne jeten tone. Ndonjehere Zoti lejon papunesine, falimentimin, apo varferine ne jeten tone qe ne t’i hedhim gjithe shqetesimet tek AI dhe t’i leme gjithe problemet ne prehrin e tij. Qe ne te shikojme nga lart dhe te perulemi perpara Tij. Ai i lejon sepse ka shume endje qe ne, ashtu si Jakobi te mos e leshojme dhe qe ai te na jape bekimin. Kur ishte hera e fundit qe luftuat me Zotin? Kjo do ishte lutja ime per te gjithe ne: qe Zoti te ndeshej me ne, sepse e dime qe ne fund na pret nje bekim jo vetem per sot, jo vetem per vitin 2011, por per gjithe jeten.

Ate mengjes, Izraeli, nuk kishte me frike, ate mengjes Izraeli nuk kishte me ankth. Ate mengjes Izraeli nuk ishte me vetem. Ate mengjes nuk kishte me stres sepse tashme e dinte shume mire se cili ishte… se si e kishte emrin… Sepse kishte besim tek Zoti. Dhe kishte marre bekimin e tij. Nersa dielli lindte, Izraeli, u ngrit duke caluar nga ai vend. Dhe ia vuri emrin "Peniel" qe do te thote: E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal".(v.30) Me ne fund, ai qe mashtronte, ai qe ta hidhte, ai qe ta merrte ne kthese, u shnderrua ne ate qe u ndesh me Zotin, ai qe doli kerkoi bekimin e Zotit, ai qe mesoi te besonte tek Zoti.

PO NE? SI E KEMI EMRIN? KUSH JEMI?

04 janar 2011

Historia e Flora Sabatino Lewis ne Edicionin Boteror te Shkolles se Sabatit

Te dashur lexues te 'adventist tirana'

Kemi kenaqesine ne kete fillim viti qe t'ju njoftojme se historia prekese e Daniel dhe Flora Sabatino Lewis, heronj te besimit Adventist shqiptar eshte permendur nga Prof. Dr. Julian Melgosa i cili eshte dhe autori i mesimeve te tremujorit te tanishem (janar-mars 2011).

Per ata prej jush qe zoterojne gjuhen spanjolle, historine mund ta kexoni ketu:

http://www.escuelasabatica2010.com/files/2011-01-03Complementario.pdf

Zoti ju bekofte,


adventist tirana

10 dhjetor 2010

“NJE KRISHTLINDJE SABATI” (Program Special) 24.12.2010!



KISHA ADVENTISTE TIRANE-QENDER 
ju fton përzemërsisht në:
"Një Krishtlindje Sabati"
PROGRAM SPECIAL
e premte, 24 dhjetor, ora 18:00
Asambleja Nderkombëtare,
Përballë Ambasadës Iraniane,
Rr. Mustafa Matohiti, TIRANE
Kontakt: 0693246470

23 nëntor 2010

"Sabati"

Sabati (the Sabbath) - (Ellen. G. White - Desire of Ages)

Sabati u shenjtërua në krijim. Ai e ka origjinën e tij "kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi." - Jobi 38:7. Paqja mbizotëronte mbi botë, sepse toka ishte në harmoni me qiellin. "Perëndia pa të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Dhe Ai pushoi me gëzimin e punës që kishte përfunduar." - Zanafilla 1:31.

Meqë Ai pushoi gjatë Sabatit "Perëndia e bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi"- duke e veçuar këtë ditë për një përdorim të shenjtë. Ai ia dha atë Adamit si një ditë pushimi. Ishte një kujtim i veprës së krijimit dhe, në këtë mënyrë një shenjë e fuqisë së Perëndisë dhe dashurisë së Tij. Shkrimet e Shenjta thonë: "Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen," "Veprat e Tij," deklarojnë "cilësitë e Tij të padukshme që nga krijimi i botës" "madje dhe fuqinë e Tij të përjetshme dhe hyjninë e tij." - Zanafilla 2:3; Psalmi 111:4; Romakëve 1:20.

Të gjitha gjërat u krijuan nga Biri i Perëndisë. "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, . . . Të gjitha gjërat u bënë me anë të Tij; dhe pa të nuk u bë asgjë nga ato që u bënë." - Gjoni 1:1, 3. E meqenëse Sabati është një përkujtim i punës së bërë gjatë krijimit është një shenjë e dashurisë dhe fuqisë së Krishtit.

Sabati i drejton mendimet tona nga natyra dhe na lidh me Krijuesin. Në këngën e zogjve, në pëshpërimën e pemëve dhe në muzikën e detit, ne ende mund të dëgjojmë zërin e Tij, atë zë që i foli Adamit në Eden në ngrohtësinë e ditës. Dhe teksa ne shohim fuqinë e Tij në natyrë, gjejmë ngushëllim dhe ngrohtësi, sepse fjala që krijoi të gjitha gjërat, është ajo fjalë që i jep jetë shpirtit. Ai "që urdhëroi dritën të ndriçojë në errësirë është i njëjti, që shkëlqeu në zemrat tona për të na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezus Krishtit." - 2 Korintasve 4:6.

Ishte ky mendim që frymëzoi këngën:

"Duke qenë se ti më ke gëzuar,
me atë që ke bërë,
Unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua.
O Zot, sa të mëdha janë veprat e tua!
Sa të thella janë mendimet e tua!" - Psalmi 92:4, 5.

Dhe Shpirti i Shenjtë me anë të profetit Isaia thotë: "Kujt dëshironi t'i ngjajë Perëndia dhe çfarë figure do t'i vinit përballë? . . . Por nuk e dini, nuk e keni dëgjuar? A nuk ju është njoftuar që në fillim? Nuk e keni kuptuar nga themelet e tokës? Ai është ai, që rri ulur mbi rruzullin e tokës, banorët e së cilës janë si karkaleca, ai i shpalos qiejtë si një vello dhe i hap si një çadër ku mund të banosh. . . . Me kë kërkoni pra të më ngjasoni që të jem baraz me të? Thotë i Shenjti. Ngrini sytë tuaj përpjetë dhe shikoni: Kush i krijoi këto gjëra? Ai që e nxjerr ushtrinë e tyre me shumicë dhe thërret gjithçka me emër; për madhështinë e fuqisë së tij dhe forcën e tij, asnjë nuk mungon. Pse thua o Jakob, dhe ti Izrael, shpall: Rruga ime i është fshehur Zotit dhe për të drejtën time nuk kujdeset Perëndia im? Nuk e di ti vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet? . . . Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit." "Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime." "Kthehuni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës. Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër." Ky është mesazhi, që është shkruar në natyrë dhe pikërisht për të kujtuar këtë mesazh është caktuar Sabati. Kur Perëndia e urdhëroi Izraelin t'i shenjtëronte Sabatet e Tij, Ai tha: "Ato do të jenë një shenjë mes meje dhe jush, në mënyrë që ju të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj." - Isaia 40:18-29; 41:10; 45:22; Ezekieli 20:20.

08 dhjetor 2009

Sabate te vecanta per Kishen tone - Dhjetor 2009

12 dhjetor 2009 - Pagezimi i Lorit (Tirane-Qender) dhe Luanit (Elbasan) nga pastoret Juli dhe Genti.

19 dhjetor 2009 - Programi festiv i Krishtlindjes: Kishat Adventiste Tirane-Qender, Elbasan, Berat dhe Burrel.

Zoti ju bekofte,

juli

28 tetor 2009

LUTJE dhe AGJËRIM (english)

Spiritual fasting is not just about giving up food or other items, but it is about feeding the spirit through our obedience to God. Here are some scripture versus that can inspire you or help you understand the act of fasting and how it can help you grow closer to God as you pray and focus:

Exodus 34:28

Moses remained there on the mountain with the Lord forty days and forty nights. In all that time he ate no bread and drank no water. And the Lord wrote the terms of the covenant—the Ten Commandments —on the stone tablets. (NLT)
Deuteronomy 9:18

Then, as before, I threw myself down before the Lord for forty days and nights. I ate no bread and drank no water because of the great sin you had committed by doing what the Lord hated, provoking him to anger. (NLT)
2 Samuel 12:16-17

David begged God to spare the child. He went without food and lay all night on the bare ground. 17 The elders of his household pleaded with him to get up and eat with them, but he refused. (NLT)
Nehemiah 1:4

When I heard this, I sat down and wept. In fact, for days I mourned, fasted, and prayed to the God of heaven. (NLT)
Ezra 8:21-23

And there by the Ahava Canal, I gave orders for all of us to fast and humble ourselves before our God. We prayed that he would give us a safe journey and protect us, our children, and our goods as we traveled. For I was ashamed to ask the king for soldiers and horsemen to accompany us and protect us from enemies along the way. After all, we had told the king, “Our God’s hand of protection is on all who worship him, but his fierce anger rages against those who abandon him.” So we fasted and earnestly prayed that our God would take care of us, and he heard our prayer. (NLT)
Ezra 10:6

Then Ezra left the front of the Temple of God and went to the room of Jehohanan son of Eliashib. He spent the night there without eating or drinking anything. He was still in mourning because of the unfaithfulness of the returned exiles. (NLT)
Esther 4:16

Go and gather together all the Jews of Susa and fast for me. Do not eat or drink for three days, night or day. My maids and I will do the same. And then, though it is against the law, I will go in to see the king. If I must die, I must die. (NLT)
Psalms 35:13

Yet when they were ill, I grieved for them. I denied myself by fasting for them, but my prayers returned unanswered. (NLT)
Psalms 69:10

When I weep and fast, they scoff at me. (NLT)
Isaiah 58:6

No, this is the kind of fasting I want: Free those who are wrongly imprisoned; lighten the burden of those who work for you. Let the oppressed go free, and remove the chains that bind people. (NLT)
Daniel 9:3

So I turned to the Lord God and pleaded with him in prayer and fasting. I also wore rough burlap and sprinkled myself with ashes. (NLT)
Daniel 10:3

All that time I had eaten no rich food. No meat or wine crossed my lips, and I used no fragrant lotions until those three weeks had passed. (NLT)
Joel 2:15

Blow the ram’s horn in Jerusalem! Announce a time of fasting; call the people together for a solemn meeting. (NLT)
Matthew 4:2

For forty days and forty nights he fasted and became very hungry. (NLT)
Matthew 6:16

And when you fast, don’t make it obvious, as the hypocrites do, for they try to look miserable and disheveled so people will admire them for their fasting. I tell you the truth, that is the only reward they will ever get. (NLT)
Matthew 9:15

Jesus replied, “Do wedding guests mourn while celebrating with the groom? Of course not. But someday the groom will be taken away from them, and then they will fast. (NLT)
Luke 2:37

Then she lived as a widow to the age of eighty-four. She never left the Temple but stayed there day and night, worshiping God with fasting and prayer. (NLT)
Acts 13:3

So after more fasting and prayer, the men laid their hands on them and sent them on their way. (NLT)
Acts 14:23

Paul and Barnabas also appointed elders in every church. With prayer and fasting, they turned the elders over to the care of the Lord, in whom they had put their trust. (NLT)

19 tetor 2009

Adventistët -- cilët janë (ITALISHT)

Cosa vuol dire Avventista?
La nostra comunità è sorta negli Stati Uniti verso la metà del secolo scorso e si situa nel solco aperto dal protestantesimo. Crede perciò in Cristo che, solo, può perdonare e salvare.
Promuove molteplici attività, tutte volte alla predicazione della Bibbia, ritenuta l'unica regola di fede, autofinanziamento attraverso le decime e le offerte volontarie dei suoi fedeli.
In Italia opera fin dal 1864 e nel 1986 ha stipulato con il nostro Governo un'Intesa trasformata poi nella legge 22.11.88 n. 516.
Sul territorio nazionale è presente con un centinaio di chiese, una Casa Editrice a Firenze, un Istituto di Cultura Biblica, una Casa di Riposo a Forlì, un Centro di Benessere , un Centro Giovanile a Poppi (Arezzo), una settantina di centri per l'assistenza ai poveri, radio, una grossa installazione radio a onde corte, 1 scuola.
Avventista: cosa significa
In questo nome sono raccolte le caratteristiche fondamentali della chiesa: essa si definisce "cristiana" perchè ha Cristo come centro della propria fede e per distinguersi da altre comunità di credenti.
La Chiesa Avventista tuttavia ha in comune con le altre chiese cristiane (che si possono dividere in tre grandi gruppi: cattolici, protestanti e ortodossi) alcuni fondamenti della fede, come la credenza nella Bibbia quale libro ispirato da Dio, la credenza in Gesù come Dio venuto sulla terra in forma umana per salvare l'uomo caduto nel peccato,ecc.
Perchè Avventista?
"Avventista" significa: "Colui o colei che attende l'avvento di Cristo". La Bibbia ci dice infatti che Gesù dopo la risurrezione, prima di ascendere al cielo, ha promesso ai discepoli che sarebbe ritornato su questa terra per mettere fine al male, alla sofferenza e per inaugurare un mondo nuovo. Gesù ha dato anche ai discepoli dei segni dei tempi, cioè dei segni caratteristici dell'epoca in cui sarebbe tornato, dei segnali che avrebbero permesso ai suoi discepoli di sapere che il suo ritorno si stava approssimando. Noi avventisti crediamo che molti segni si siano adempiuti e quindi che il ritorno di Gesù sia più vicino.
Perchè del 7° Giorno?
Perchè il 7° giorno, secondo la Bibbia è il sabato (Esodo 20:8-11; Levitico 23:3; Luca 23:54;24:1), il nome ebraico che significa riposo. Il 7° giorno è stato scelto da Dio come giorno a lui dedicato fin dal tempo della creazione (Genesi 2:1-3) e la Chiesa Avventista, seguendo l'esempio della chiesa degli apostoli, lo osserva ancora oggi come giorno di astensione dai lavori settimanali, di riposo e di riunione per il culto comune.

30 gusht 2009

Të dashur miq,

Në vazhdim të nismës "NDIQNI BIBLËN" dhe përkushtimit të shumë prej jush sabatin e 29 gushtit për të lexuar Shkrimin e Shenjtë në bazë të planit vjetor, besoj se keni vënë re se ky i fundit përkon me leximin e librit të Profetit Ezekiel. Për t'ju ndihmuar sadopak ndërsa lexoni nga ky libër shumë interesant, po ju prezantoj një hyrje për këtë libër të Dhjatës së Vjetër, që të jeni brenda kontekstit të tij. Zoti ju bekoftë. Për çdo pyetje, jeni shumë të mirëpritur të më shkruani si mua, ashtu edhe pastorëve të tjerë.

Javë të lumtur,

Juli

Hyrje / Prezantim për Librin e Ezekielit

Katastrofa godet dhe bota përreth shkërmoqet. Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme, por dy nga përgjigjet më të zakonshmet janë mohimi (ose mospranimi) dhe dëshpërimi. Përgjigja e parë (mohimi) nuk do kurrsesi ta pranojë realitetin e katastrofës. Ai mbyll sytë fort ose kthen kokën nga ana tjetër; vazhdon të sillet sikur gjithçka do të jetë në rregull; për me tepër gjen strehë tek gënjeshtrat, përçatjet dhe fantazitë. Nga ana tjetër, dëshpërimi është paralizuar plotësisht nga katastrofa dhe e sheh këtë të fundit si fundin e botës. Nuk ka as vullnetin më të vogël për të bërë diçka, duke rënë në përfundimin se jeta ka marrë fund dhe nuk ka më kuptim e arsye të jetohet më. Dëshpërimi, i pushtuar krejt nga fatalizmi, i mbyll sytë fort ndaj një bote pa ngjyra dhe pa jetë.

Në rradhët e shkrimtarëve biblikë, Ezekieli është ekspert në rastin e katastrofës. Kur katastrofa goditi – ishte shekulli i 6-të p.K, kur ndodhi pushtimi i Izraelit nga Babilonia – reagimi i parë ishte mohimi/mospranimi i realitetit. Profeti Ezekiel e pa veten duke jetuar mes popullit të Zotit, popull ky (tmerrësisht i ngjashëm me ne sot) që me kokëfortësi refuzonte të pranonte se çfarë po ndodhte (turma e mohimit). Gjithashtu, kishte edhe nga ata që nuk kishin vullnet të shikonin asgjë tjetër përveç asaj që po ndodhte (turma e dëshpërimit).

Por Ezekieli pa! Ai pa atë që njerëzit përreth tij nuk mundnin të shihnin dhe nuk donin të shihnin! Në imazhe të jashtëzakonshme e të paharrueshme, të përshkruara në detaje tepër të imta, Ezekieli pa Zotin duke punuar gjatë epokës së katastrofës. Njerëzit e mohimit refuzuan të pranonin se katastrofa përpara tyre ishte në fakt katastrofike! Si ka mundësi? Zoti nuk do lejonte që gjërat të shkonin aq keq, apo jo? Por Ezekieli u tregoi! U tregoi se, po, katastrofa ishte realitet, por Zoti po punonte gjatë saj, duke e përdorur atë me sovranitet. U tregoi në mënyrë që njerëzit e mohimit të ishin në gjendje të përqafonin Zotin në kohërat më të këqija të mundshme.

Në kontrast, njerëzit e dëshpërimit, të shushatur e katandisur keq nga shkretimi, refuzuan të pranonin se jeta ia vlente te jetohej! Si ka mundësi? Ata kishin humbur gjithçka, apo jo? Ose n.q.s. nuk i kishin humbur ende, ishte thjesht çështje kohe, të gjitha, atdheun, Tempullin, lirinë, dhe shumë, shumë jetë. Por Ezekieli u tregoi! U tregoi se Zoti po po punonte dhe ndodhej mes rrënojave dhe mbeturinave, duke e përdorur katastrofën me sovranitet, për të krijuar një popull të ri të Zotit..

Ose për shkak të mohimit, ose për shkak të dëshpërimit, populli i Zotit për pak sa e humbi identitetin si popull i Zotit. Por nuk e humbi! Populli i Zotit doli nga ai shekull katastrofash më i fortë dhe më i sprovuar. Dhe një nga arsyet kryesore ishte Ezekieli.

19 gusht 2009

Konferenca per Rivitalizimin e Kishave, Slloveni 2009

Predikime prekëse, seminare të vlefshme dhe motivuese.

Kisha Adventiste Tiranë-Qendër u përfaqësua në këtë konferencë me pastorin e saj Julian Kastrati dhe bashkeshorten e tij Beatrice. Në foto së bashku me ungjilltarin më të njohur adventist në botë, Mark Finley.

23 qershor 2009

test

Studimi biblik i shkollës së Sabatit për të rritur
I dashur nga të tjerët dhe me të
tjerët: Letrat e Gjonit
nga: Ekkehardt Mueller
Korrik Gusht Shtator
2009
1
Botues:
Kisha Adventiste në Shqipëri
Përktheu:
Rajna Hoxholli
Redaktore:
Kornelia Gjata
Përgjegjës për botimin:
Julian Kastrati
Adresa:
Rr. Irfan Tomini, Nr. 70
042 25 93 78
e-mail:
adventistalbania@gmail.com
website:
www. adventistalbania.blogspot.com

02 qershor 2009

27 pjesemarres nga Shqiperia ne Mynih

Eshte kenaqesi e vecante te ndaj me ju lajmin se plot 27 te rinj e te reja do te marrin pjese ne Kongresin Pan-Europian te Rinise Adventiste ne Mynih te Gjermanise gjate datave 5-9 gusht. Nder ta, 9, ose nje e treta, jane nga Kisha Adventiste Tirane-Qender.

Per me teper info rreth kongresit, shkoni ne www.aycongress.org

juli