21 prill 2011
20 prill 2011
Refleksion Fundjavën e Pashkës
Sa bukur kur mblidhemi bashkë! Aq më tepër kur është koha e Pashkës, kur përkujtojmë sakrificën sublime të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht! Sa prekëse kur lajmë këmbët e njëri-tjetrit, e njëra-tjetrës... kur përkujtojmë vdekjen e Zotit kur hamë nga buka dhe pimë nga vera e Komunionit.
Sa ngazëllues është përjetimi i faljes, i pastrimit, i shpengimit, falë Zotit tonë -- “sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë, por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.” Romakëve 3:22-23.
Sa e mrekullueshme kur ndjehemi një familje, kur adhurojmë në një frymë, kur ndajmë gëzimet dhe hidhërimet së bashku!
Kemi nevojë më shumë se kurrë për njëri-tjetrin! "Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është Ai që premtoi. Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t'u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet." (Hebrenjve 10).
Zoti ju bekoftë dhe ju ruajtë,
Juli

Abonohu te:
Postimet (Atom)