Mirësevini në faqen tonë!
Ky blog është i hapur për të gjithë ju, pa përjashtim, që jeni banorë të kryeqytetit, ose pjesë e diasporës tiranase. Ne dëshirojmë të ngremë sa më shumë ura lidhëse me komunitetin dhe të kontribuojmë sa më shumë për ringjalljen dhe rritjen shpirtërore të banorëve të metropolit tiranas.
Gjithashtu, kisha jonë është pjesëmarrëse dhe bashkësponsorizuese e iniciativave të ndryshme që ndërmerren me qëllim humanitar/bamirës, edukativ dhe ambientalist, gjithçka për të mirën e qytetarëve të Tiranës.
Zoti ju bekoftë -- ju mirëpresim në takimet dhe aktivitetet tona!
Por së pari, na lejoni t’ju tregojmë pak për veten...
Kisha Adventiste Tiranë-Qendër është bashkësia e parë Adventiste në Shqipëri, themeluar në prill-maj 1992, dhe ri-organizuar gjatë viteve 2007-09 me një fokus të vecantë tek profesionistët e rinj, persona të arsimuar e të kualifikuar, tek familjet e reja si dhe tek shërbimi në komunitet. Por sigurisht, dyert tona janë të hapura plotësisht për këdo që dëshiron të pasurojë jetën shpirtërore dhe të hyjë në një marrëdhënie shpëtuese me Jezu Krishtin!
Takimi kryesor zhvillohet çdo të shtunë, ora 11:45, në ambientet e Asamblesë Ndërkombëtare Protestante (prapa "Piramidës", përballë Amb. Iraniane, rr. “Mustafa Matohiti”). Gjatë javës, kisha funksionon nëpërmjet grupeve të vogla (të lutjes, studimit biblik, etj.), seminareve dhe programeve të një tematike të larmishme, si dhe nëpërmjet aktiviteteve shoqërore për të gjitha moshat.
Takimi i lutjes zhvillohet të martën, ndërsa ai i rinisë/adoleshentëve të shtunën pasdite (18:00) në ambientet e zyrës qendrore të Kishës, Rruga "Irfan Tomini", Nr. 70, Tiranë (Blloku i Vilave, Selitë).Për çdo lloj informacioni në lidhje me Kishën Adventiste, dhe nëse keni ndonjë kërkesë për lutje ose për të mësuar më shumë nga Bibla, ju lutemi të na kontaktoni në çdo kohë nëpërmjet këtij blogu, telefonit, apo adresave të e-mail-it. Ju inkurajojmë të pëlqeni dhe shfletoni faqen tonë në facebook, Adventistet e Tirones.
Pastor i Kishës sonë është Julian Kastrati, Sekretar Ekzekutiv i Kishës Adventiste në Shqipëri, (studimet universitare dhe pas-universitare të kryera në Mbretërinë e Bashkuar, Newbold College, Open University) ndërsa bashkëshortja e tij është Dr. med. Beatrice Kastrati, Drejtore e ADRA Albania (Studimet pasuniversitare Universiteti Ulm, Gjermani).
Zoti ju bekoftë -- ju mirëpresim në takimet dhe aktivitetet tona!