06 prill 2009

Agjerim kesaj jave dhe Komunion ne Sabat

Te dashur miq te Kishes Adventiste te Qendres!

Perfitoj nga rasti per t'ju kujtuar se me rastin e Pashkeve, Sabatin qe vjen, pra 11 prill, do te kemi sherbesen e shenjte te Komunionit (Darkes se Zotit) e cila do te paraprihet nga sherbesa e larjes se kembeve.

Ne kete kontekst, sic eshte lajmeruar dhe ne kishe, java perpara Pashkes (dhe sherbeses se Komunionit) do te ishte nje mundesi shume e mire per nje agjerim "holistik", pra shpirteror dhe fizik. Keshtu, do t'ju ftoja t'i perkushtoheni me shume lutjes kesaj jave dhe, sipas mundesise dhe gjendjes suaj shendetesore, te agjeroni, duke hequr dore nga ushqime dhe/apo pije te te "renda" apo te pasura ne kalori.

Zoti ju bekofte, aq me teper kur kesaj jave meditojme ne vecanti per sakrificen qe Jezusi, Qengji i Pashkes, beri per ne.

Pastor Juli

Nuk ka komente: