29 maj 2011

Ceremoni Pagezimi e paharrueshme 28 maj 2011!


Sabati i 28 majit do te mbetet i paharruar ndersa dy emra u shtuan zyrtarisht ne Librin e Jetes: Hashmet Biba & Genci Luli, te njohur nga te gjithe si punonjesit e palodhur dhe vetemohues te ADRA Albania, u pagezuan nga Pastor Julian Kastrati gjate nje ceremonie speciale. 

Motrave dhe vellezerve ne Krishtin nga Kisha Adventiste Tirane-Qender iu bashkuan dhe perfaqesues te Kishave Adventiste te Elbasanit dhe Beratit -- mes tyre pastoret Gentian Thomollari dhe David Mays.  42 te rritur dhe femije u bekuan pak me heret nga predikimi sfidues dhe pasionant i Altinit drejtues i Shkolles se Sabatit ne Kishen e Qendres. Pas pagezimit dhe apelit, u ngriten 5 duar te tjera, 4 nga Tirane-Qender dhe 1 nga Berati, duke shprehur keshtu publikisht deshiren per t'u pagezuar ne te ardhmen e afert, dhe per kete themi te gjithe njezeri, Haleluja -- Qofte lavduar Jezu Krishti, Zoti dhe Shpetimtari yne!

Ju ftojme te shijoni disa nga fotot prej aktivitetit; per me shume, vizitoni faqet ne Facebook te Kishes Adventiste Berat  si dhe te Adventisteve te Tirones, faqes se Kishes Adventiste Tirane-Qender.