Maximilian Kolbe (8 Janar 1894–14 Gusht 1941),i njohur ndryshe si Maksymilian,ose Massimiliano Maria Kolbe ishte nje frat franceskan i nje manastiri polak ,i cili pranoi te vdiste ne vend te nje te panjohuri ne kampin e perqendrimit nazist ne Aushvic te Polonise.
Maximilian Kolbe lindi me 1894 ne Zduńska Wola qe ishte ne ate kohe pjese e Perandorise Ruse.Ai ishte djali i dyte i Julius Kolbe dhe Maria Dabrowska.Babai i tij ishte gjerman ndersa nena e tij me origjine polake.Ai kishte kate vellezer:Francis,Josef,Walenty(qe jetoj vetem 1 vit) dhe Andrew(qe jetoi 4 vjet).Prinderit e tij u vendosen fillimisht ne Pabianice,ku fillimisht punuan si endes shportash. Me pas nena e tij nisi te punonte si mami dhe kishte nje dyqan,qe shiste ushqime dhe sende te tjera ne shtepine e tyre me qera.Julius Kolbe punonte tek fabrike Krushe&Ender dhe gjithashtu rriste perime ne nje toke te marre me qira. Me 1914 Julius u kap nga forcat ruse duke luftuar per clirimin e Polonise se ndare.
Me 1907 Kolbe bashke vellain e tij te madh Francis vendosen qe te bashkoheshin me manastirin Franceskan.Ata ne menyre te paligjshme kaluan kufirin midis Rusise dhe Austro-Hungarise dhe u lejuan qe te ndiqnin seminarin e te rinjve ne manastirin Franciskan ne Lvov.
Ai beri publike betimet e tij te para me 1911 dhe mori emrin Maximilian dhe te funditat me 1914 ne Rome duke marre emrin Maximilian Maria. Ne vitin 1912 ai u transferua ne Krakov dhe po ne ate vit ne nje kolegj ne Rome,ku studjoi teologji,filozofi,matematike dhe fizike.Ai mbrojti doktoraturen ne 1915 prane Pontificia Universita Gregoriana dhe me 1919 ne teologji prane Pontificia Universita S.Bonaventure.
Ne vitin 1918 Kolbe u caktua si prift.Me 1919 ai rikthehet ne Poloni,qe tashme kishte fituar pavarsine,ku themelon dhe mbikqyr manastirin e Niepokalanov,prane Varshaves.Ai hap ngre nje seminar,nje stacion radiofonik dhe shperndan shume publikime gjate kesaj kohe.Ne vitet 1930-1936 ai niset me nje mision ne Japoni,ku nderton nje manastir ne periferi te Nagasakit,boton nje gazete japoneze dhe krijon nje seminar.Kolbe vendosi qe ta ngrinte manastirin ne faqen e nje mali,e cila sipas besimit Shinto nuk ishte vendi me I pershtatshem per te qene ne harmoni me natyren.Kur ra bomba atomike ne Nagasaki manastiri i tij nuk u prish,sepse bomba kishte goditur anen tjeter te malit. Gjate luftes se dyte boterore ai siguroi mbrojtje dhe strehim per 2000 cifute nga Polonia,t e cilet I fshehu ne manastirin e tij ne Niepokalanov nga persekutimi nazist.
Ne vitin 17 shkurt te 1941 ai u arrestua nga forcat e Gestapos dhe u vendos ne burgun e Pawiak.Ne 25 majh ai u transferua ne kampin e perqendrimit ne Aushvic si i burgosuri me numrin 6670.
Ne vitin 1941 nje burre nga barakja e Kolbe ishte zhdukur.Qe t’i jepej fund arratisjeve nga kampi zevendes komandantit ju kerkua qe te merrta 10 burra nga e njejta barake,te cilet do te vdisnin urie ne Bllokun 13(famekeq per torturat).Dite me vone burri i zhdukur u gjend i mbytur ne nevojtoren e kmapit.Nje nga burrat e perzgjedhur, Franciszek Gajowniczek, zuri te bertiste,duke vajtuar per familjen e tij.Kolbe e degjoi dhe vendosi te zinte vendin e tij.Gjate kohes ne qeline e urise ai i udhehoqi te tjeret drejt lutjeve dhe kenges. Pas 3 javesh dehidratimi dhe urie vetem Kolbe dhe tre burra te tjere mbijetuan.Ne fund ate e vrane me nje shiringe me acid fenik.
Ate Kolbe u lumturua si rrefyes me 1971 dhe me pas u shejnterua me 1982 ne Rome.Per te u deklarua se nuk ishte thjesht nje rrefyes por nje martir.