06 dhjetor 2011

Horoskopi:duhet ta lexojme apo jo?



Nga Marcia Montenegro nje ish eksperte astrologjie e cila praktoi astrologjine per me shume se 8 vjet,ish presidente e Metropolitan Astrological Society;ish kryetare e Board of Astrology Examiners;ish mesuese e astrologjise per me shume se 5 vjet.

Ai i keni hedhur ndonjehere syte tek rubrika e horoskopit ne nje reviste apo gazete thjesht per qejf apo te shtyre nga kurioziteti? Mezi prisni ta shihni? Dhe teksa e beni kete ndoshta ju thoni “Une nuk i besoj shume kesaj” ose “eshte njesoj sikur te lexosh faqen e skicave komike;”Njoh shume njerez qe e bejne kete” ose ndoshta “Une nuk i besoj astrologjise keshtu qe s’ka problem”.Ndoshta ju po kerkoni per dike qe t’ju drejtoje.

Fjala “horoskop” vjen nga greqishtja dhe do te thote “vrojtuesi I kohes” u shpik per here te pare ne Greqine e lashte qe nisi te lejonte astrologjine pasi kishte mundur te mbante larg per shume kohe.Horoskopi paraqitet si i padamshem,por ai nuk eshte thjesht produkt i imagjinates.Autoret e ketyre rubrikave ne shumicen e rasteve jane astrologe;disa jane edhe fizikante.Jo me kot astrologet kane studjuar ate qe ata besojne se eshte kuptimi i vertete i planeteve,i shenjave te zodiakut dhe i te dhenave te tjera astrologjike.Ata mbajne parasysh pozicionin e planeteve,te dhenat e mesiperme dhe ato nderveprojne me shenjat e diellit si:Dashi,Demi,Binjaket etj me qellim qe te japin keshillat e horoskopit.Duke qene se hena i ndryshon shenjat cdo dy dite e gjysem,pozicioni i saj perben nje element kryesor ne parashikim.

Filozofia astrologjike mbeshtet ne oklutizem,ne botekuptimin qe pohon” si te jete lart,ashtu dhe poshte”.Sipas kesaj pikepamjeje,cdo gje ne univers eshte nje e vetme dhe e lidhur,prandaj,modelet e planeteve pasqyrojne jeten tone ne toke.Si nje ish-astrologe ,mund t’ju them se megjithese shume astrologe i perbuzin rubrikat e horoskopit si dicka “popullore” e parendesishme per astrologjine,botekuptimi astrologjik eshte thelbesor edhe per shkrimin e horoskopit.Kur lexon nje rubrike te tille ju ne nje menyre apo tjetren ose po e pranoni ate,ose po i jepni nje fare rendesie.

Besimi se modelet dhe levizjet e planeteve,s e dielli dhe hena reflektojne jeten tone,bie ne kundershtim me pikepmajen e nje Perendie te gjalle,te Gjithedijshem,Ii cili krijoi trupat qiellore per te pasqyruar dhe shpallur lavdine e Tij,jo tonen.Astrologjia gjithashtu eshte gershetuar me mesimin qe duke qene se ne te gjithe lidhemi me universin permes nje force,apo energjie ( e cila ne disa raste mendohet se ka prejardhje hyjnore ose nga Zoti),atehere cdo gje ne gjithesi eshte nje dhe per kete arsye nuk ka ndonje dallim midis njeriut dhe natyres ;kjo njihet ndryshe si monizem( e tera eshte nje dhe nje eshte e tera).Identifikimi i Zotit si nje me universin eshte panteizem( Zoti eshte e tera dhe e tera eshte Zoti) ose ne disa raste panteizmi mund te jete edhe (Zoti perfshihet ne univers) dhe kjo eshte ne kundershtim me besimin ne nje Krijues qe krijoi boten nga asgjeja dhe eshte i ndryshem nga krijimi i tij.Zoti eshte ipranishem ne bote dhe tejkalon ate,por ai eshte i ndryshem nga ajo.

Duke qene se astrologjia eshte nje praktike okulti e parashikimit te se ardhmes e denuar rende ne fjalen e Perendise,kjo bene qe edhe rubrikat e horoskopit t’i kene rrenjet ne okult.Ato mund te shiten ne revistat e modes me zhargonin e fundit,por ky paketim eshte mashtrues.Nese ju e merrni lehte punen e leximit te horoskopit,ose e beni thjesht per qejf,ju po mohoni se okulti eshte i ndaluar dhe mund te jete edhe i rrezikshem.Si dikush qe ishte perfshire ne keto praktika dhe fusha te tjera qe lidhen me te per vite me radhe,une mun te deshmoje per rreziqet qe hasen ne to.Ne pasazhin nga Ligji i Perterire Zoti na paralajmeron per parashikimet e se ardhmes,magjise,spiritizmit dhe interpretimit te shenjave;sisteme te tilla nuk jane prej Tij.Te lexosh horoskopin do te thote qe ta marresh lehte fjalen e Zotit e te luash me okultin.

Vete rrenjet e astrologjise gjenden ne besimet e lashta pagane dhe ne adhurimin e planeteve si perendi,duke e kthyer astrologjine ne “pune te pafrytshme te erresires”(Efesianeve 5:11). Shumica e astrologeve jane perfshire ne forma te tjera okulti dhe praktika te New Age sic jane letrat tarot,numerologjia ,besimi ne rimisherim,te kesh shpirtrat si udhezues,praktika Lindore e meditimit e keshtu me radhe.Keshtu leximi i horoskopit (si dhe konsultimi me nje astrolog) perben dicka qe eshte e hapur ndaj ketij botekuptimi shpirteror.

Duke qene nje art i fshehte,astrologjia eshte e lidhur me fuqite e mbinatyrshme te okultit.Ky efekt i mbinatyrshem shfaqej edhe tek mua kur perqendrohesha mbi tabelen gjate pergatitjes per lexim ose gjate seances me klientin:Une do te perjetoja nje energji te vecante qe kalonte mes meje dhe tabeles.Une thoja se “ishte vendosur kastile ne tabele.” Zakonisht ndjeja se dicka me drejtonte dhe shumicen e rateve dukej se e dija ku te levizja ne tabele per te zbuluar te dhena dhe cilat nga keto te dhena ishin te pershtatshme per klientin.Gjithashtu kam perjetuar edhe “shkreptima” telepatike ne formen e fjaleve ose imazheve qe vinin ne mendjen time.Zakonisht mendoja se kjo ndihme vinte nga nje prej shpirtrave te mi udheheqes ose se kisha gjetur nje banke me te dhena telepatike.

Cuditerisht te dhenat qe me jepnin klientet ne vend qe te me ndihmonin me shume me shperqendronin; preferoja qe te mos dija asgje tjeter pervec datelindjes,vendlindjes dhe kohes kur kishte lindur klienti,te dhena qe nevojiteshin per plotesimin e tabeles.Shpesh regjistroja te dhenat e klienteve qe nuk ishin te pranishem ne kasete,kliente te cilet nuk i kisha takuar asnjehere dhe kjo ne disa raste ishte me e lehte se sa kur klienti ishte fizikisht i pranishem.Mesova duke folur me astrologet e tjere te qe i kishin ndare keto eksperienca.Sa me shume praktikoja astrologjine aq me shume shtoheshin telepatite.E kuptoj tani qe keto “informacione” vinin nga burimet demoniake pak a shume ne te njejten menyre qe nje medium apo nje person telepatik merrte te dhenat,te cilat ishin te mjaftueshme e te sakta per te hedhur ne grep klientet,qe ata te vinin perseri ,t’ju thonin miqve te tyre si dhe qe une ta perdorja astrologjine ne te miren time.

Nese po e lexon kete si I krishtere,ju lutem mbani parasysh fjalen e Zotit dhe mos u konsultoni me horoskopin edhe sikur ta beni kete per qejf.Eshte e lehte qe t’ju behet zakon leximi i tyre.Nese rastesisht nje parashikim horoskopi del i sakte nje dite ,ju do te beheni me kurioz e do te mahniteni me shume aq sa mund t’i drejtoheni nje astrologu per tu konsultuar.

Nese ju qe e lexoni ketu nuk jeni te krishtere,ose jeni praktikues te astrologjise ju lutem perpiquni te kuptoni qe une nuk po ju sulmoj juve ose astrologeve .Kjo ka te beje me praktikat e astrologjise dhe ate qe ka thene Perendia ne lidhje me kete;nuk ka te bej me te qenit “kunder” askujt. Ju lutem mbajeni mendjen te hapur dhe gjykoni nese eshte Krijuesi atij te cilit duhet t’i drejtoheni apo nje praktike telepatike qe perdor krijimin e Krijuesit.Perendia del si krijuesi i natyres dhe hartuesi i gjithesise ,dhe ne fakt cdo njeri ka nje ndergjegje qe automatikisht i tregon te miren dhe te keqen.Por,shpallja e plote e Perendise erdhi me Birin e Tij,Jezus Krishtin,i cili vuajti ne kryq denimin per mekatet tona, u ringjall diten e trete dhe do te vije perseri te gjykoje te gjalle e te vdekur.Ne gjithashtu kemi fjalen e Zotit ne 66 librat e Bibles.

Telapatia dhe kerkimi I fuqive telepatike ose drejtimi drejt krijimit.

Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji Ligji I Perterire (18:10)

kaluan nëpër zjarr bijtë dhe bijat e tyre, praktikuan shortarinë, interpretuan shenjat e këqija dhe bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit, duke shkaktuar zemërimin e tij 2Mbreterit(17:17)

Në rast se ju thuhet: "Këshillohuni me mediumet dhe me magjistarët, që murmuritin dhe përshpëritin, përgjigjuni: "A nuk duhet një popull të konsultojë Perëndinë e tij? A duhet, vallë, t`u drejtohet të vdekurve për llogari të të gjallëve?"Isaia (8:19)

Je lodhur me turmën e këshilltarëve të tu; le të ngrihen, pra, astrologët, ata që studiojnë yjet dhe bëjnë parashikime çdo muaj dhe le të të shpëtojnë nga gjërat që do të bien në kurriz. Ja, ato do të jenë si kashta; zjarri do t`i harrxhojë. Nuk do të shpëtojnë veten e tyre nga fuqia e flakës; nuk do të ketë prush për t`u ngrohur, as zjarr para të cilit të ulesh. Isaia(7:13-14)

që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen. Romakeve(1:25)

Qiejt dhe Zoti

Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë! Psalmi (8:1)

Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. Psalmi(19:1)

Jezusi

Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha: ``E gjetëm atë, për të cilin shkroi Moisiu në ligj dhe profetët: Jezusin nga Nazareti, të birin e Jozefit! Gjoni (1:45)

Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë.Hebrejnve (1:1-2)

Jezusi i tha: ``Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?``Gjoni(11:25-26)



http://www.christiananswersforthenewage.org/Articles_Horoscope.html

Nuk ka komente: