06 tetor 2008

ZOTI PO E BEKON KISHEN TONE!

LETER E HAPUR

Te dashur miq, motra e vellezer,

Bekimet e Zotit qofshin me ju te gjithe ne kete fillim jave, kudo qe ndodheni!

Me duhet te pranoj se nuk eshte e lehte te shkruaj nje email duke ditur se ndersa shume nga ju jeni pjese aktive e kishes ne qender, disa te tjere mund te jeni te larguar fizikisht, por jo shpirterisht, sepse te gjithe kemi kontribuar se bashku ne ndertimin dhe forcimin e kishes qe nga viti 1992 e deri sot. 

Jam zgjuar sot vetem me nje mendim ne koke: Zoti yne Jezu Krisht po e bekon kishen tone dhe ka plane fantastike per te -- pra per ne te gjithe! Kam shume e shume aresye per ta besuar dhe per t'u ngazellyer per kete, por do te rreshtoj vetem disa. Fryma dhe pjesemarrja juaj (ne kuptimin literal te fjales) ne kishe sabatin e fundit eshte nje tregues se Fryma e Shenjte po pergatit nje revolucion dhe ringjallje te mirefillte shpirterore, dhe per kete themi te gjithe Haleluja! Vetem kete fundjave, tre prej personave qe jane shume prane nesh (emrat do t'i bej publike sabatin qe vjen) kane vendosur "te ndjekin Jezusin" - sic thote kenga - pra, te pagezohen dhe/ose te behen anetare te Kishes sone ne qender. 

Eshte e vertete, shume prej nesh jane dekurajuar, ofenduar, zhgenjyer dhe lenduar nga kisha, drejtuesit apo anetaret e saj, kane pritur gjate per nje inkurajim dhe vizite dhe nuk e kane marre. Ky eshte momenti qe kisha, ky spital ku te gjithe vime te semure, kerkon ndjese dhe falje. Por jo vetem kaq, Kisha Adventiste e Tiranes na perket te gjitheve, eshte shtepia jone e perbashket, dhe na fton te gjitheve te falim, te reflektojme, dhe t'i japim nje shans te dyte, apo te trete... 

Imagjinoni sikur potenciali dhe niveli intelektual i juaj, arsimimi dhe profesionalizmi juaj, te gjitha dhuntite dhe talentet tuaja te vihen ne dispozicion te plote te Frymes se Shenjte per rindertimin e kishes sone ne Tirane. Qielli eshte limiti, sic thote shprehja ne anglisht! 
Imagjinoni sikur te linim hatermbetjet, inatet, dufet e frustrimet dhe te tregoheshim zemergjere, fales, jo-paragjykues dhe pozitive... Qielli eshte limiti!
Imagjinoni nese te gjithe do te benim nje riperkushtim te jeteve tona duke kujtuar ato caste te magjishme dhe te paharrueshme kur ne vendosem "te ndjekim Jezusin" dikur ndermjet 1992 -2008. T'i japim Zotit nje shans te dyte dhe te riperterijme beselidhjen me te. Natyrisht, shume prej jush ndodheni fizikisht jashte atdheut dhe nuk mund te adhuroni ne sabat me ne te tjeret ketu ne Tirane. Nderkohe qe Kisha Adventiste eshte nje familje mbareboterore dhe kisha lokale mund te kete ne afersi te vendbanimit tuaj, ju ftoj te qendroni ne kontakt me ne, nepermjet emailit dhe blog-ut te kishes sone lokale, http://tiranacentral.blogspot.com si dhe blogut te ri zyrtar (jo-permanent) mbarekombetar http://adventistalbania.blogspot.com i cili perfshin Kishen Adventiste ne Shqiperi dhe diasporen shqiptare adventiste kudo qe ndodhet. 

Gjerat po levizin, dhe si pastor i kishes, jam me optimist se kurre se Zoti po e bekon dhe do ta bekoje fuqishem Kishen e Tiranes. Sigurisht, nese me lejon Arbri te citoj, "ndyshimi fillon nga ty!" Mos harroni se Kisha Adventiste ne Shqiperi u perket te krishtereve Adventiste shqiptare. Zoti na ka thirrur te gjitheve te marrim pergjegjesi dhe te ushtrojme vendim-marrje per te ardhmen e Kishes sone, dhe keshtu, te perjetojme bekime te njepasnjeshme. Sepse, sic ndodhi me popullin e zgjedhur te Perendise, pergjegjshmeria dhe bekimet ishin ne perpjestim te drejte.

Eshte e vertete, sot jemi me te pakte ne numer, dhe kujtojme te gjithe me nostalgji ato vite "te arta" ne vitet '90... Por ndersa reflektojme dhe mesojme nga gabimet e shumta te se kaluares, te mos harrojme se sot jemi me te rritur e me te pjekur, familjare e bashkeshorte. Rrjedhimisht, kemi shume me pak kohe te lire ne dispozicion dhe na duhet te vendosim prioritete dhe te planifikojme sa me mire. Rritja e mireqenies dhe shekullarizimi eshte nje fakt i patjetersueshem, dhe ka ndikuar jo pak ne spiritualitetin tone. Pikerisht per keto aresye kemi nevoje me shume se kurre per njeri-tjetrin dhe shtepine tone te perbashket shpirterore. Pervec takimeve te zakonshme ne qender cdo te shtune, kemi lancuar "te henat ne qender", cdo te hene ora 19:00 (po ne qender) per te adresuar nevojat qe kemi si dhe per t'u faktorizuar ne komunitet nepermjet programeve dhe seminareve me tema nga me te ndryshmet. (per detaje shkoni tek blog-u). 

Nderkohe qe studimet e Bibles zhvillohen ne kohe te ndryshme gjate javes, prej mese nje viti kemi ri-nisur takimin e Rinise ne Selite (te premteve ora 18:00), dhe kur shoh entuziazmin dhe pjesemarrjen e zjarrte te te rinjve, prekem sepse kujtoj ato te premte kur takoheshim te gjithe, kur ishim vete adoleshente dhe lavderonim Zotin me kenge e lavde.

Ju ftoj te planifikoni qe tani sepse ne muajt ne vazhdim do te kemi perpara evenimente speciale. Po planifikojme nje fundjave tjeter (spiritual retreat) ne Dajt dhe do t'ju njoftoj se shpejti per datat e sakta, por do te jete nga fundi i nentorit/fillimi i dhjetorit). Do te kemi, si cdo vit, programin e Krishtlindjeve ne qender, nje tradite nga me te bukurat per kishen tone. Fundjaven pas Krishtlindjeve kemi planifikur nje Festival Besimi ne Korce (serish kujtojme me nostalgji ato vite...) dhe te kalojme nje fundjave te paharrueshme se bashku, duke shpresuar se do kemi dhe bore.

Te dashur miq, motra e vellezer ne Krishtin, Zotin tone, Zoti po e bekon Kishen e Tiranes dhe po na fton te gjitheve qe te jemi pjese e ardhmerise se saj. Sot une falenderoj Zotin per te gjithe ne, sepse jemi te cmuar per Jezusin dhe Kishen e Tij dhe jemi thirrur prej Tij personalisht, qe te forcojme Mbreterine e Perendise ne Tirane dhe keshtu te inkurajojme bashkesite simotra ne mbare Shqiperine, Kosove dhe pse jo, te nxisim e inicjojme ngritjen e Kishave Adventiste shqiptare ne diaspore...

Ju falenderoj te gjitheve qe i kushtuat disa minuta leximit te ketij e-maili. Zoti ju bekofte ne kete fillim jave. Trixi dhe une ju sigurojme se lutemi per te gjithe ju, kudo qe te ndodheni. Po e mbyll me nje varg qe eshte shume i vecante per mua dhe besoj se eshte mesazh per te gjithe ne. Jane fjalet e Jezusit i cili na thote "Këto jua kam thënë, që të keni paqe në Mua. Në botë do të keni mundime, por mos e lëshoni veten; Unë e kam mposhtur botën." Gjoni 16:33.

Pastor Juli

Nuk ka komente: